Ngjarje e rëndë në Itali: 22-vjeçari vret nënën me thikë dhe më pas i vë flakën shtëpisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës në një fshat të Vernios në Itali, ku një 22-vjeçar shurdhmemec vrau me thikë nënën e tij dhe më pas i vuri flakën shtëpisë.

Në vendngjarje ishin zjarrfikësit, karabinierët, kryeprokurori i Prato Luca Tescaroli dhe prokurorja publike në detyrë Laura Canovai, teksa po punojnë për zbardhjen e këtij krimi.

Mediat e huaja kanë raportuar se hetuesit po punojnë për të konstatuar çdo element që qëndron pas dramës familjare, për të përcaktuar me siguri përgjegjësitë dhe dinamikën.

Në lidhje me këtë rast, janë duke u zhvilluar edhe hetimet shkencore.

Lexo edhe:  U sulmua nga tre persona, Valon Syla po operohet në QKUK