Ngacmoi dhe kanosi 21-vjeçaren, arrestohet pas 4 muajsh 38-vjeçari nga Drenasi (EMRI)

Gazeta Sinjali mëson se pas katër muajsh në arrati, Policia ka vënë në pranga një 38-vjeçar nga Drenasi, i cili akuzohet për ngacmim dhe kanosje ndaj një vajze të re.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti ishte raportuar më 28 prill 2025, kur E.M. rreth 21-vjeçare kishte denoncuar në polici Abedin Hajdarajn rreth 38-vjeçar, duke e akuzuar se e kishte ngacmuar dhe kërcënuar.

Që nga atëherë, Policia nuk kishte arritur të vinte në kontakt me të dyshuarin, derisa në orët e para të mëngjesit të së hënës, më 25 gusht, rreth orës 00:30, ai u arrestua nga njësitet policore dhe u shoqërua në stacion policor.

Pas intervistimit dhe konsultimit me Prokurorin, ndaj tij është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa rasti është duke u hetuar si “Ngacmim & Kanosje”.

Lexo edhe:  Vjedhja e rëndë në shtëpinë e familjes Hoxha në Malishevë, kapet një i dyshuar – del nga e njëjta familje