Nga xhelozia e rrah bashkëshorten, 40-vjeçari nga Fushë Kosova përfundon në Polici
Dyshimet për tradhti dhe xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre apo edhe anëtarët e tjerë të familje. Një rast i tillë po dyshohet se ka ndodhur mbrëmë në një familje në Fushë Kosovë, ku viktimë është një 39-vjeçare.
Siç mëson Sinjali, rastin e ka denoncuar gruaja, e cila ka kërkuar ndihmë nga Policia, për shkak të dhunës së ushtruar nga bashkëshorti i saj, si pasojë e xhelozisë.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur mbrëmë, kur i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij, teksa ishte duke punuar në shtëpi.
Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur të raportojë rastin në Polici dhe si rezultat i denoncimit, njësitet policore kanë intervenuar.
Burri i dyshuar është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku e ka pranuar veprën me të cilën ngarkohet.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.