Nga mjegulla e dendur te reshjet e borës, parashikimi i motit për ditët vijuese
Mjegulla ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit, veçanërisht zonat e ulëta.
Kjo është një pamje tipike e dimrit, kur kushtet atmosferike janë të qëndrueshme dhe temperaturat e ulëta favorizojnë krijimin e mjegullës.
Një faktor tjetër që ka kontribuar në këtë fenomen janë grimcat e lëna pas nga fishekzjarret. Këto grimca mund të veprojnë si berthama kondensimi, duke ndihmuar lagështinë të kondensohet dhe të formojë mjegullën e dendur që mbulon gjithçka përreth.
Këto kushte pritet të përmirësohen gradualisht të enjten, për shkak të lëvizjeve lokale të ajrit, veçanërisht të premten në mbrëmje, kur do të vijë një front i ftohtë. Ky front fillimisht pritet të sjellë reshje shiu, të cilat më pas do të shndërrohen në reshje bore në të gjithë vendin, sidomos pas mesnate.
Reshjet pritet të jenë lokalisht të dendura, por jo afatgjate.
Pra, në mëngjesin e së shtunës reshjet pritet të pushojnë, ndërsa moti do të mbretërojë kryesisht i vranët dhe në vlera negative pothuajse në të gjithë vendin. Në mbrëmje kthjellim i motit.
Ndërkohë, Prishtina ka arritur në vendin e tretë në botë për ajrin më të ndotur, një tregues i rëndësishëm i pasojave që ndotja e ajrit ka në mjedisin dhe shëndetin tonë.