Nga 4 deri në 12 mijë euro pagesa shtesë, sa po marrin nga buxheti i shtetit deputetët

Derisa po diskutohet për kërkesat e mësimdhënësve për nga 100 euro rritje në pagë, deputetët në anën tjetër nuk po e kursejnë buxhetin.

Valdrin Halimi, qytetar nga Gjilani dhe aktivist i LDK-së në këtë qytet ka publikuar kompenzimet që përfitojnë jashtë pagës bazë deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Halimi tha se këta deputet nuk po merren fare me problemet e qytetarëve por me punësime të familjarëve.

Listat e publikuara tregojnë që rrallë kush nga ta ka mbetur pa marrë pagesë shtesë mbi 4 mijë euro, por ka edhe rast që pagesat shtesë kanë shkuar në mbi 12 mijë euro.

Deputeti Enis Kervan ështe kampion në këto pagesa. Ai ka marrë mbi 12 mijë euro. Dhe këto pagesa ai i ka marrë vetëm nga janari në qershor, në vitin 2022.

Ai ndiqet nga deputetja Saranda Bugujevci e partisë në pushtet me mbi 8 mijë euro.

Më poshtë gjeni listën e plotë të kompenzimeve për deputetët.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim