Nesër varroset i riu nga Vushtrria që vdiq në Gjermani

Familja Maloku nga komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se nesër varroset djali i tyre Trimi, i cili vdiq javën e kaluar në Gjermani, shkruan Jepi zë.
Në njoftimin e familjes thuhet se lutjet do të bëhen në xhaminë e fshatit Maxhunaj, ndërsa varrimi i tij bëhet në fshatin Ropicë, në orën 14:00.
Njoftimi i plotë:
Me rastin e vdekjes së djalit, vëllaut, nipit tonë Leutrimit, ju njoftojm se varrimi i të ndjerit bëhet me daten 27. 09. 2024 pas faljes së namazit të drekës, në xhaminë e fshatit Maxhunaj, kurse në ora 14:00 bëhet varrimi i tij në varrezat e fshatit Ropicë.
Të pikëlluarit familja Maloku
Lexo edhe:  “U largua vetëm pse barte shami”, nxënësja përjashtohet nga shkolla në Shtime