Nesër mbyllet për qarkullim një rrugë që lidhë fshatrat në Skenderaj

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se nesër do të mbyllet për qarkullim rruga Likoc – Rrezallë.

Sipas njoftimit të komunës, qarkullimi do të mbyllet nga ora 8:00 e mëngjesit, raporton 02Press.com

Arsyja, është asfaltimi i kësaj rruge.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për ndalim të përkohshëm të qarkullimit të automjeteve në rrugën Likoc – Rezallë

Për shkak të fillimit të punimeve në asfaltimin e rrugës Likoc – Rezallë, njoftohen banorët e fshatrave të Bashkësisë Lokale të Likocit, se kjo rrugë do të jetë e mbyllur për qarkullim të automjeteve, të premten (29 korrik) nga ora 8 e mëngjesit.
Lutën qytetarët të kenë mirëkuptim gjatë kohës sa rruga do të jetë e mbyllur!

Lexo edhe:  Bie çmimi i drurit dhe peletit në Kosovë, qytetarët preferojnë ngrohjen me kondicionerë