Nesër i jepet lamtumira Arlind Kërqagut, sipërmarrësit të ri nga Rahoveci që vdiq sot

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot për familjen Kërqagu nga komuna e Rahovecit. Djali i tyre, Arlind Kërqagu u nda nga jeta në moshë të hershme.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit, të cilët thanë se varrimi do të bëhet ditën e nesërme, në ora 13:00, në varrezat e Rahovecit.

Arlindi ka qenë një afarist i suksesshëm që veproi në Prishtinë.

Njoftimi i familjarëve:

Njoftim mortor

Me pikëllim ju njoftojmë se mbrëmë ka ndërruar jetë vëllau jonë më i dashur, Arlind Selajdin Kërçagu.

Varrimi bëhet nesër në 13:00, në varrezat e Rahovecit.

Lexo edhe:  Kapet hajni që hyri në shtëpinë e mërgimtarit, vodhi TV e mjete të punës – dërgohet në mbajtje