“Nëse nuk del, te shpija t’vi”, polici nga Suhareka i del telashe me ish-burrin e mbesës së tij

Prokuroria Themelore në Prizren ka nisur hetimet për një rast të kanosjes, pas denoncimit të një zyrtari policor (emër i njohur për redaksinë), i cili ka raportuar se ish-bashkëshorti i mbesës së tij e ka kërcënuar seriozisht përmes telefonit. Denoncimi ka aktivizuar Policinë dhe Prokurorinë, me ç’rast i dyshuari është shoqëruar në stacion policor.

Sipas informacioneve të para, zyrtari policor ka denoncuar në Polici se gjatë ditës së djeshme ka marrë mesazhe kërcënuese nga A.B., i cili ka qenë i martuar me mbesën e tij, por që një kohë janë ndarë. Bazuar në dëshminë e tij të dhënë para hetuesve, i dyshuari i ka dhënë ultimatum për t’u takuar, duke i thënë “Nëse nuk del për gjysmë ore, te shpia t’vi”.

Por ky nuk është mesazhi i vetëm që zyrtari policor ka dërguar si dëshmi në Polici lidhur me rastin. Burimet nga Prokuroria thonë se viktima nuk ka kurrfarë lidhje me rastin, prandaj i shqetësuar i ka njoftuar kolegët e tij.

Si rezultat i raportimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe ka dhënë deklaratë për rastin. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj tij është kanë nisur hetimet për veprën penale “Kanosje”.

Lexo edhe:  “E çova në fushë dhe e vrava”, rrëfimi tronditës i dajës që i mori jetën mbesës 11-vjeçare