“Nëse KFOR-i nuk i largon barrikadat, ne i kemi kapacitetet e nevojshme për ta bërë vetë”

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se Qeveria e Kosovës po pret që KFOR-i të veprojë sa më shpejt për heqjen e barrikadave të vendosura në veri.

Ministri Sveçla ka deklaruar se nëse është e pamundshme që barrikadat të hiqen, atëherë duhet të jepet njoftimi për pamundësinë e veprimit.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës ka kkapacitete të mjaftueshme për heqjen e tyre.

“Jemi në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, dhe presim që së ma parë të veprojë nga KFOR’i. U bënë 13 ditë dhe situata vazhdon të jetë e njëjtë, apo të themi që është rënduar. Po presim që sa më shpejt barrikadat të largohen. Në qoftëse kjo nuk ndodh, sic thashë kemi kapacitete që këtë gjë ta bëjmë vet”, ka deklaruar Sveçla.

Lexo edhe:  Del një video e re e rrahjes së disa personave në Aeroportin “Adem Jashari”