Nëse i shihni këta persona, lajmëroni Policinë e Kosovës

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për identifikimin e një burri dhe të një gruaje, të cilët dyshohen për veprën penale vjedhje. 

Në kërkesën për ndihmë policia ka bashkangjitur edhe një fotografi të të dyshuarve.

“Sektori i hetimeve të kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi”, thuhet në kërkesën e Policisë.

Lexo edhe:  Gjendet 22-vjeçarja e zhdukur, thotë se qëndroi te e dashura e saj, familja nuk ia pranon lidhjen