Nëse e shihni këtë person lajmërojeni policinë, kërkohet për vjedhje

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të përfshirë në veprën penale; vjedhja, raporton Gazeta Sinjali.

Në njoftimin e policisë është bashkëngjitur fotografia e të dyshuarit dhe është bërë e ditur se rasti i vjedhjes ka ndodhur në Prishtinë.

“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin “Vjedhja” të ndodhur në zonën e stacionin policor Qendra, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim.

Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të të dyshuarit.” – thuhet në njoftimin e policisë.

 
Lexo edhe:  Gjyqi në Hagë: Prokuroria thotë se shumica e viktimave ishin shqiptarë