Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë Policinë e Kosovës
Policia e Kosovës po e kërkon Isak Sfeqlën, i dyshuar për veprën penale “Arratisje e personit të privuar nga liria”.
Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij, shkruan 02.
Nëse dikush ka informacion rreth tij, le ta lajmërojë Policinë e Kosovës.
Njoftimi i plotë:
P E R S O N N Ë K E R K I M
NGA POLICIA E KOSOVËS
SFEQLA ( ISUF) ISAK
D.l.23.07.1988. NP 1173218911
KATEGORIA E VEPRES PENALE
“Arratisje e personit te privuar nga liria”
Adresa: Rr. ”Haxhi Zeka”, nr 85, MATI I Prishtinë
Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale e Policies në Gjilan, Stacioni Policor Novobërdë, bazuar në ligjin për publikimin e imazheve-fotografive dhe shënimeve të tjera të personit të kërkuar në bazë te Autorizimit të Prokuroriesë themelore në Gjilan me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të dyshuarit leshon këtë kërkesë për bashkpunim me qytetaret dhe me mediat.
Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët
Personi në foton e bashkangjitur është i dyshuar për përfshirje në veprën penale ,,Arratisje e personi të privuar nga liria’’ në Gjilan dhe i njëjti deri më tani nuk është arritur të identifikohet.
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Novobërdë kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetit apo vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.