Nënkoloneli britanik që shërbeu në Kosovë: Jam shumë krenar për atë që kemi arritur me ushtarët britanik

Llogaria zyrtare e Ambasadës Britanike ka shpërndarë videon e nënkolonelit britanik, Martin Browning, teksa kujton periudhën kur shërbeu në Kosovë gjatë vitit 1999.

25 vite më parë, Browning u vu në shërbim të Kosovës në luftë e paqe. Nënkoloneli Browning shprehet krenarë për të arriturat në Kosovë.

“Emri im është Martin Browning dhe 25 vite më parë me 10 mijë e 500 ushtarë të tjerë të Britanisë kaluam kufijtë për në Kosovë për të bërë një zgjedhje për paqe. Jam shumë krenar për atë që kemi arritur. Emrat në memorialin prapa meje paraqesin ata ushtarë që nuk u kthyen në shtëpi. Dhe e di që edhe ju e vlerësoni jetën ashtu siç e vlerësoj unë. Dhe i çmoni kujtimet për këta ushtarë sikur të ishin tuajt.”, shprehet ai në videon e publikuar në rrjetin social X.

Derisa, Ambasada përmes postimin shprehet krenare që ushtarët britanikë kishin hyrë në Kosovë për të ndalur katastrofën humanitare.

“Nënkoloneli Martin BroWning ishte pjesë e forcës së Ushtrisë Britanike që hyri në Kosovë për të ndalur katastrofën humanitare si pjesë e Forcës së NATO-s në Kosovë – KFOR. Ne jemi jashtëzakonisht krenarë për ata që kanë paguar çmimin përfundimtar për të siguruar paqen”, shkruhet në postimin e Ambasadës së Britanisë, përcjellë me videon e Browning.

Lexo edhe:  “Trima kanë qenë, trima kanë shku”- Rrëfimi heroik i motrës së Adem dhe Hamëz Jasharit, e cila vdiq sot