“Nëna Havë në Rezallë pyet kur po vjen Hashimi, a e lëshuan ma?”

Vlora Çitaku nga PDK ka publikuar disa fotografi nga Rezalla ku sot, para 24 vjetësh, 98 burra dhe djem të rinj u pushkatuan, nga forcat e armatosura të Serbisë.

Ajo ka treguar rrëfimin e një nëne për burrin e saj, që është një nga 98 martirët e masakrës së Rezallës.

Sipas Çitakut ajo pyeti edhe për ish-presidentin, Hashim Thaçi.

“Kur po vjen Hashimi? A e lëshuan ma?” Ishte pyetja e parë që na e bëri nëna Havë sot në Rezallë”, shkroi ajo.

Shkrimi i plotë:

“Kur po vjen Hashimi? A e lëshuan ma?” Ishte pyetja e parë që na e bëri nëna Havë sot në Rezallë. “Edhe Bedrinë tem gjashtë vite e kanë mbajtë në burg në Serbi” vazhdoi të rrëfente nëna Havë derisa rrinte ulur tek varrezat e martirëve në Rezallë.

Burri i nënës Havë është një nga 98 martirët e masakrës së Rezallës.

Lexo edhe:  Tre persona e sulmojnë një femër në Lagjen e Boshnjakëve