Nëna e nxënëses rrah mësuesen në prani të fëmijëve në Prishtinë

Kamerat e sigurisë kapën secilin detaj të incident.

Por për gazetarët, pamjet s’janë të qasshme njëlloj sikur rrëfimi i zyrtarëve të shkollës për rrahjen që ndodhi javën e kaluar.

As mësuesja me inicialet M.B. që u përfshi në përleshjen fizike, të premten s’ishte në punë.

Por një prind tjetër, fëmija i së cilës pa gjithçka nga afër, tregon si rrodhi ngjarja në fjalë.

Nxënësit e klasës së dytë u shqetësuan mjaftë me ato pamje që i panë për së afërmi.

Edhe prindërit e tjerë shprehen se gjeste të tilla në objektet edukativo-arsimore, duhet të mënjanohen tërësisht.

Nga Drejtoria për Arsim në Komunën e Prishtinës thanë se prindi në fjalë ka probleme shëndetësore dhe rasti është duke u trajtuar së bashku me Policinë, Prokurorinë dhe Qendrën për Punë Sociale.

Lexo edhe:  Ishte shtatzënë, detaje nga aksidenti në New York ku vdiq e reja kosovare