Nëna e Getinjos dhe Mozzikut e kishte shkruar të ardhmen e djemve që nga viti 95
Reperi i mirënjohur, Getoar Aliu i njohur si Getinjo, ka postuar dy poezi të shkruara nga nëna e tij, Burbuqe Aliu.
“Djemve të mi”, ishte titulli ku vargjet e dedikuara flisnin për të ardhmen e artistëve, shkruan “Kosovarja”.
Dhe e dyta që fliste për lidhjen e ngushtë të dy reperëve si vëllezër me titull “Kujdesi për vëllaun”.
Në fund të poezisë ajo ka treguar se këto parashikime i ka bërë që në vitin 1995.
“Askush si nëna nuk e din. Zoti të dëgjoj oj nanë”, kishte shkruar Getinjo në mbishkrim.