Nëna e Faton Hajrizit futet brenda objektit të IML për të parë nga afër trupin e pajetë të djalit

Në objektin e Mjekësisë Ligjore të Kosovës sot po qëndron trupi i Faton Hajrizit, i cili në orët e vona mbrëmë u sollë nga Serbia përmes pikës kufitare në Serbi.
Trupi i pajetë i Faton Hajrizit parashihet që të qëndrojë edhe për disa ditë të tjera, deri në përfundim të ekzaminimeve të nevojshme.

E në po të njëjtin vend tashmë janë edhe familjarët e Faton Hajrizit.

Pas një bisede që nëna e tij pati me Arsim Gërxhaliun nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe pas disa hyrje-daljeve të avokatit Arianit Koci brenda objektit, tashmë i është mundësuar edhe nënës së tij që të shoh nga afër trupin e pajetë të djalit.

Nëna bashkë me një burrë tjetër që me gjasë mund të jetë babai i Faton Hajrizit kanë hyrë brenda ku edhe gjendet trupi i pajetë.

Duhet theksuar se trupi i pajetë i tij arriti në Kosovë pas disa kërkesave të njëpasnjëshme të autoriteteve të Kosovës, si dhe pas ekzaminimeve që ata kërkuan e u dorëzuan përmes avokatit Arianit Koci.

Faton Hajrizi u vra më 19 korrik nga autoritetet serbe pasi sipas tyre refuzoi të dorëzohej. Hajrizi ishte i dyshuar për vrasjen e një zyrtari policor serb dhe plagosjen e një tjetri.

Hajrizi arriti që të arratiset nga burgu i Smrekonicës në Kosovë më 6 korrik, për të nëntë herë radhazi.

Çështja e Hajrizit do të hetohet në vazhdim, e sipas Prokurorisë Themelore në Mitrovicë kjo do të bëhet pas përfundimit të ekzaminimeve të nevojshme.

Lexo edhe:  E rëndë: Kishte rënë në bunarin e shtëpisë së saj, humb jetën gruaja në Vushtrri