Në Ujman sot mbahet gara profesionale e kërcimit në nderim të policëve të rënë në kryerje të detyrës

Policia e Kosovës ka njoftuar për aktivitetet që do të mbahen me rastin e ditës memorial të policëve të rënë në kryerje të detyrës dhe 13 vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri.

FIllimisht në orën 10:00, do të bëhen homazhe shtetërore pranë lapidarit të policëve të rënë kryerje të detyrës. Pastaj në orën 14:00, do të bëhen homazhe pranë pllakës përkujtimore në vendin e rënies së Heroit Enver Zymeri.

Në fund, do të mbahet gara profesionale të kërcimit në nderim të policëve të rënë në kryerje të detyrës, tek Liqeni i Ujmanit, ura e parë.

Lexo edhe:  Telashe mes çiftit në Gjakovë, burri e rrah bashkëshorten