Në Shallc të Vushtrrisë do të zbulohet lapidari i ish Majorit të Policisë, Milaim Fejzullahu

Familja Fejzullahu nga Shallci i Vushtrrisë kanë njoftuar se do të përurohet lapidari i familjarit të tyre.

Përmes një postimi, familja ka bërë të ditur se me datën 28.12.2024 në vendlindje do ta zbulojnë lapidarin që i kushtohet ish Majorit të Policisë, Milaim Fejzullahu.

Postimi i plotë:

Njoftim për ceremoninë e zbulimit të lapidarit
Të nderuar miq dhe familjar, ju njoftojmë se me datë 28.12.2024, duke filluar nga ora 11:00, do të zhvillohet ceremonia e zbulimit të lapidarit, në nderim të jetës dhe veprës të babit tonë, Milaim Fejzullahu.
Ceremonia do të mbahet në vendlindjen e tij, në fshatin Shallc, komuna e Vushtrrisë.
Pjesëmarrja juaj do të nderonte familjen dhe kujtimin për të.

Lexo edhe:  Momenti kur shpërthen zjarri në Podujevë, punëtori tenton ta ndezë zjarrin me benzinë