Në Prishtinë e Gjilan bie shi i përzier me baltë, kjo është arsyeja

Gjatë orëve të pasdites në Prishtinë e Gjilan kanë filluar reshjet e shiut.

Sipas sajtit të motit, “Meteo Kosova”, ky shi është i përzier me lloç për shkak të pluhurit saharian.

Qytetarë të shumtë në drejtim të redaksisë gjegjëse kanë dërguar foto e video të këtij fenomeni.

Kujtojmë se sipas parashikimeve, është paralajmëruar se do të ketë shi, duke filluar nga pasditja e të dielës së fundit të muajit shkurt.

Lexo edhe:  I dyshuari për dhunimin e 11-vjeçares emër i njohur për Policinë – mbi të rëndon dyshimi edhe për dhunë në familje