Në oborrin e QKUK-së nuk do lejohen më ambulancat e spitaleve private, taksitë dhe veturat për bartje të kufomave

Qendra Klinike Universitare të Kosovës, ka njoftuar se ka marrë vendim që autoambulancat e spitaleve private, automjetet për bartjen e kufomave dhe veturave të taksive, nuk do t’u lejohet të qëndrojnë në oborrin e QKUK-së.

Në njoftim thuhet, se ky vendim është marrë në përputhje me masat për menaxhimin dhe organizimin e hapësirave në QKUK dhe për qëllim ka përmirësimin e efikasitetit të shërbimeve emergjente si lehtësimin e lëvizjes së qarkullimit brenda oborrit të QKUK-së.

“Kjo masë është e nevojshme për të siguruar që hapësira dhe parkingu i QKUK-së, të jetë i dedikuar për emergjencat dhe pacientët që kanë nevojë për shërbime të menjëhershme, si dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve mjekësore për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Për herë të parë që nga viti 2002 kur hyri në Shqipëri, 1 euro vlen më pak se 100 lekë