Në Leposaviq vidhet një kazan i rakisë, rasti po hetohet nga policia
Në Leposaviq është vjedhur një kazan i rakisë në shtëpinë e një personi.
Kështu ka njoftuar policia në raportin e saj 24 orësh, duke treguar se rasti është duke u hetuar.
Në rrugën “Socanic”, në Leposaviq , ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe nga aty në podrum kishin vjedhur mjete të punës, një kazan të rakisë. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.