Në këngë u ankua se iu anuluan koncertit, një klub në Austri akuzon Bardhin për mashtrim
Këngëtari Bardhi lansoi para pak ditësh këngën e tij më të re, “Qikes teme”, ku në mesin e rreshtave të tij ka thënë edhe disa fjalë për ish menaxherët e tij.
Por, jo gjithçka duket se ka shkuar ashtu siç Bardhi e thotë në këngë.
Një klub shqiptar në Austri ka bërë një postim në një story në Instagram ku e “akuzon” atë se e ka anuluar koncertin në klubin e tyre për të shkuar në një klub tjetër vetëm pse ai i kishte ofruar më shumë para, 500 euro.
“Ky artisti që para tri dite u viktimizojke në kangë që kinse ish menaxhmenti po ia anulon koncertet, po del e kundërta”, thuhet fillimisht në këtë reagim.
“Ai po u merrka vesh me njerëz për me performu dikund dhe masandej veç pse po ia ofrojka dikush 500 euro më shumë po i anulojka datat e mara”, thuhet në këtë reagim.
Sipas këtij klubi, ata janë marrë vesh që Bardhi të këndojë më 12 tetor në klubin e tyre, ai e ka anuluar këtë mbrëmje me “pretekstin që atij i kanë humbur dokumentet e udhëtimit”.


