Në cilën ditë pritet të bie shi, parashikimi i motit për këtë javë

Sot parashihet mot me diell dhe relativisht i ngrohtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius.

Të martën parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm , por që minimalet do të jenë më të ulëta. Minimalet nga 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë vlerat e ditës së hëne.

Të mërkurën ,mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Vranësirat vende -vende kanë mundësi që të sjellin riga të dobëta shiu. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.

Të enjten, parashihet të mbajë mot i vranët dhe me pak rreze dielli. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet14-16 gradë Celsius.

Të premten, mot kryesisht me diell dhe temperatura kryesisht të ngjashme, minimalet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius .

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë gjithë këtyre ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare.

Lexo edhe:  Publikohet momenti kur i dyshuari e ekzekuton viktimën në Klinë