Në Arbanë të Prizrenit gjenden mbetje mortore të viktimës së luftës

Kretari i Komisionit për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, ka njoftuar se në Arbanë të Prizrenit janë hasur mbetje mortore.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai tha se gërmimet e filluara paradite kanë rezultuar me gjetjen dhe zhvarrosjen e mbetjeve mortore të një individi, viktimë e luftës, që potencialisht vazhdon të jetë në listën e personave të zhdukur.

“Pas zhvarrimit do të vazhdohet me procedurat e nevojshme të ekzaminimeve mjekoligjore dhe identifikimit nëpërmjet analizës së ADN-së në Komisionin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur”, thuhet në njoftim

Lexo edhe:  Viti 1998, koha kur flitej se në Malishevë lëshohen pasaporta të Kosovës