Në aksidentin ku vdiq 27 vjeçari në Vushtrri, ishte e përfshirë edhe një veturë e Policisë
Në aksidentin me fatalitet që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Nadakoc të Vushtrrisë ka qenë e përfshirë edhe një veturë e policisë nga tri gjithësej.
Në këtë aksident humbi jetën një 27 vjeçar që u godit nga një veturë tjetër.
Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës.
Drejtuesi i automjetit që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin është dërguar në mbajtje.
“Tri vetura (dy civile dhe një veturë zyrtare e policisë) dhe një këmbësor janë përfshirë në aksident trafiku. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, ka ndërruar jetë këmbësori mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi, kurse drejtuesi i njërës prej veturave, i cili dyshohet të jetë shkaktar i aksidentit është dërguar në mbajtje ”, ka njoftuar policia.

