Në 13-vjetorin e rënies së policit, flet axha i tij: Këto vite nga rënia e Enverit kanë qenë goxha të rënda

Në 13-vjetorin e rënies së policit, Enver Zymberi, familja ka hapur dyert për të pritur për ngushëllime.
Për Ekonomia Online, ka folur Muhamet Zymeri, axha i Enverit.

Ai ka thënë se këto vite nga rënia e tij kanë qenë të vështira por që sipas tij është dashur t’i përballojnë. Konsideron se që nga rënia e Enverit, ka progres në vend.

“Këto vite nga rënia e Enverit kanë qenë goxha të rënda por megjithatë është dashur me i përballuar se është një vlerë sublime jo vetëm për familjen por për fshatin, komunën e për krejt shtetin”.

“Ka progres nuk mund të themi që nuk ka por do të vijë koha kur çdo gjë do të jetë në vendin e duhur”, u shpreh Zymberi.

Lexo edhe:  Pejë: Një person e dërgoi veturën për ta rregulluar, mekaniku u "tmerrua" çfarë gjeti në veturë - e thirri menjëherë Policinë