Ndryshojnë temperaturat: Parashikimi i motit gjatë javës

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell.

Atmosfera do të ketë tendencë stabilizimi të plotë gjatë ditës kur priten më shumë rreze diellore dhe rritje të temperaturave deri në 20 apo 21 gradë Celsius. Reshje atmosferike nuk priten.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot më stabil dhe me më shumë intervale kohore me diell, por paradite do të ketë më shumë vranësira. Reshje nuk pritet të ketë. Temperaturat do të shënojnë rritje.

E Marta sjellë mot kryesisht me diell, me mundësi për vranësira të shtresave të larta atmosferike. Temperaturat do të shënojnë rritje të mëtutjeshme, ndërsa reshje atmosferike nuk pritet të ketë.

Të Mërkurën reshje dhe rrebeshe të reja shiu priten në shumë vise të Shqipërisë dhe jug të Malit të Zi, por kalimthi edhe në Republikën e Kosovës. Në Kosovë priten reshje të pakta kalimtare. Temperaturat pa ndonjë ndryshim të madh. Vetëm në kohën e vranësirave dhe reshjeve do të jenë paska më të ulëta.[MeteoBallkan

Lexo edhe:  Një muaj operacion “Goditja”, arrestohen mbi 200 persona dhe konfiskohen afër 100 armë