Ndryshime drastike të temperaturave, ky është parashikimi i motit për sot

Ndryshe nga një ditë më parë kur temperaturat pësuan rënie të shpejtë, sot do të ketë sërish rritje të tyre.

Sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit. Reshjet e fundit që ranë, kanë ndikua pozitivisht, si në cilësinë e ajrit, po ashtu, kanë përmirësuar dukshëm, kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike.

Lexo edhe:  Policia: Mbi 1 mijë automjete kaluan nga targat ilegale në RKS