Ndodhi në Suharekë – vodhi delen, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë

Policia e Kosovës bëri të ditur se kanë arrestuar një person në Suharekë për vjedhjen e një deleje.

Rasti ka ndodhur në fshatin Gjinoc të Suharekës, të mërkurën në ora 09:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer vjedhje të një deleje, pronë e viktimës mashkull kosovar”, thuhet në raport.

I dyshuari gjatë intervistës ka pranuar se ka kryer vjedhjen. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Vuçiq: Nëse Kosova arreston serbët për barrikadat, veriu do të bllokohet përgjithmonë