Ndodh në Gjilan: Shoferi s’i bindet zyrtarit policor për kundërvajtjen e shkaktuar, e godet me automjet dhe ikë

Pjesëtarët e Policisë të cilët janë të thirrur për të ofruar rend dhe siguri dhe e kanë detyrim denoncimin  e rasteve të ndryshme, kurdo dhe kudo që ata janë prezentë, jo rrallëherë futen edhe vet në telashe.

Një rast i tillë dyshohet të ketë ndodhur në Gjilan, ku një pjesëtar i Policisë së Kosovës është përfshirë në një incident.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë e dije se bëhet fjalë për një zyrtar policor i cili është goditur teksa po ngiste një biçikletë nga një person tjetër, gjersa ai ishte jashtë detyrës zyrtare.

Mësohet se polici kishte vërejtur një automjet duke shkaktuar kundërvajtje në komunikacion dhe i njëjti më pas ka shkuar t’i prezantohet dhe ta vë në dijeni për kundërvajtjen. Kësisoj, ngasësi i automjeti përveç që s’iu është bindur atij, ai edhe është goditur nga automjeti, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe larguar nga vendi i ngjarjes.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe i njëjti ka urdhëruar për hetime të mëtejme dhe identifikimin e të dyshuarit.

Lexo edhe:  Kapen për vetura, rrahje e therje me kaçavidë në Prishtinë - dalin pamjet