Ndodh edhe kjo: Një person futet në stacion, e rrah policin dhe lirohet me procedurë të rregullt

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor, teksa ndodhej në stacionin policor.

Zyrtari policor ka pësuar lëndime dhe më pas është trajtuar në spital.

Ndërkohë, burri që sulmoi policin, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur mesditën e së premtes, në stacionin e policisë në rrugën “Andrea Gropa”.

(foto ilustrim)

Lexo edhe:  Mbresa kundër pirjes së ‘barit’, thotë se “është interesant vetëm tre muajt e parë dhe nuk ia vlen”