Ndodh edhe kjo në Prishtinë: U kap me drogë në veturë – 21-vjeçari thotë “Pasha Zotin xhaketa është e shokut”

Një i ri ka përfunduar në duart e Policisë pas mesnatës së 28 majit në Veternik të Prishtinës, pasi në veturën e tij u gjet substancë e dyshuar narkotike, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Armir Bozuku, 21 vjeç, i cili u ndalua gjatë një kontrolli dhe gjatë verifikimit në automjetin e tij, brenda një xhakete është zbuluar rreth 2 gram substancë e dyshuar narkotike.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, ku ka mohuar posedimin e lëndës narkotike, duke deklaruar se “Pasha Zotin xhaketën mund ta ketë lënë ndonjë prej shokëve që kishin qenë më herët në veturë, se nuk është e imja”.

Lënda narkotike është konfiskuar si provë materiale, ndërsa prokurorja kujdestare ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope apo analoge”.

Hetimet janë në vijim.

Lexo edhe:  Skandali i mjekut, avokatja që e mori në mbrojtje: Ka vakum ligjor, s’është e ndaluar të ketë 10 gra