Ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me ngjyrat e flamurit amerikan për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së

Për nder të 249-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës është ndriçuar me ngjyrat kuq, bardh dhe kaltër – simbol i flamurit amerikan.

Lajmi u bë i ditur nga Ambasada e Kosovës në Uashington, e cila përmes një postimi në rrjetin social X (ish-Twitter) theksoi se ky gjest paraqet “shenjë të mirënjohjes së thellë dhe miqësisë së palëkundur” mes dy vendeve.

“Happy 4th of July!” thuhet në urimin e Ambasadës, teksa Kosova edhe këtë vit nderon aleatin e saj më të madh në përvjetorin e Pavarësisë së SHBA-së.

Lexo edhe:  Sot marshohet në Tiranë pas vrasjes së Liridona Ademajt