Ndërron jetë Sala Isufi, nëna e dy veteranëve të UÇK-së nga Vushtrria

Ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare Sala Isufi, nënë e dy veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mehmet dhe Bekim Jusufi, nga fshati Skromë i Vushtrrisë.

Lajmin për ndarjen nga jeta të zonjës Jusufi e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët kanë shprehur dhimbjen për humbjen e nënës së tyre, e cila u rrit e qëndroi me dinjitet përkrah vlerave të lirisë dhe sakrificës kombëtare.

Sipas njoftimit të familjes, varrimi i së ndjerës do të bëhet nesër, më 21 qershor 2025, në kohën e drekës, në varrezat e fshatit Begaj.

Lexo edhe:  Rrahje brutale në diskotekën “Hangover” në Gjakovë, një i lënduar rëndë dërgohet në QKUK