Ndërron jetë Prof. Dr. Naser Kamberi, një prej figurave të shquara të arsimit dhe shkencës

Është ndarë nga jeta Prof. Dr. Naser Kamberi, një ndër emrat më të njohur në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor në vendin tonë. Ai njihej për përkushtimin ndaj dijes dhe ndikimin e madh në formimin e gjeneratave të reja.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Naser Kamberit – profesor i shquar, studiues i palodhshëm dhe figurë e rëndësishme e arsimit dhe shkencës në vendin tonë… Humbja e tij është një boshllëk i madh për të gjithë ne, por kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten gjithmonë pjesë e kujtesës sonë kolektive dhe një frymëzim i përhershëm.”

UBT thekson se Kamberi ishte një nga bashkëpunëtorët më të përkushtuar që nga fillimet e programeve akademike të institucionit dhe se kontributi i tij do të mbetet pjesë e kujtesës kolektive.

“Humbja e tij është një boshllëk i madh për të gjithë ne, por kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten gjithmonë pjesë e kujtesës sonë kolektive dhe një frymëzim i përhershëm.”

Varrimi i profesorit bëhet sot në varrezat e fshatit Zhunicë, në Preshevë.

Lexo edhe:  28 vite nga rënia e dëshmorëve të parë të UÇK-së Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu