Ndërron jetë një 64-vjeçar në Prizren, u godit nga një veturë

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të papërballueshme që mori nga një veturë,

Viktima u godit rreth orës 17:40, në vendkalimin për këmbësor që ndodhet në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, shkruan Indeksonline.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka konfirmuar rastin, duke thënë se me të marrë informacionin, rastit i janë përgjigjur policia dhe njësitet emergjente të spitalit.

“Rreth orës 18:00, nga patrulla e cila ishte në emergjencë është njoftuar se viktima (mashkull 64 vjeç) ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë” tha Gashi për Indeksonline.

Lexo edhe:  Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë dalin sot para gjykatës për vrasjen e Liridona Ademajt