Ndërron jetë në moshë të re në vendin e punës, Triumf Islami
Sot, në një aksident tragjik në vendin e punës, ndërroi jetë i riu ynë i dashur Triumf Islami, nga Ferizaji, i lindur më 1998.
Triumfi ishte djali i vetëm i familjes një dritë në shtëpi, një shpresë e madhe për prindërit, një shpirt i pastër dhe një zemër që rrezatonte dashuri e mirësjellje. Ai ishte shembull i edukatës, i respektit dhe i përkushtimit fetar.
Në qershorin e këtij viti patëm fatin të udhëtojmë me të për në Haxh, një përvojë që e jetoi me sinqeritet, përkushtim dhe lot mirënjohjeje ndaj Zotit. Ai e përjetoi Haxhin me një zemër të kthyer kah Allahu dhe me një fytyrë që rrezatonte dritë.
Dy javë më parë, kur mbajta hytben e xhumasë në fshatin Varosh, ai kishte ardhur enkas nga Ferizaji për të më dëgjuar. Më tha me plot respekt:
“Vallahi hoxhë, m’ka marrë malli me të dëgju…”
I tillë ishte Triumfi, i etur për fjalën e Allahut, i pastër në shpirt dhe i qetë në sjellje.
Para një muaji u kthye nga udhëtimi i shenjtë Haxhi, kurse sot, Zoti e ktheu tek mëshira e Tij.
Lusim Allahun e Madhërishëm ta mëshirojë, ta pranojë si shehid në vendin e punës, ta bëjë banor të Xhenetit Firdeus, dhe prindërve të tij që humbën të vetmin bir t’u dhurojë forcën që veç Ai e jep.
O Allah bëje banorë të xhenetit!
___________________________
Marrë nga Hoxha Ibrahim Beqiri