Ndërron jetë në moshë të re mitrovicasi, Jeton Vidishiqi

Ka ndërruar jetë në moshë të re Jeton Vidishiqi, anëtar i kryesisë së “Klubit të Karatesë Mitrovica”.

Nga klubi kanë shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e tij, duke vlerësuar kontributin që ai dha në zhvillimin e sportit të karatesë në qytet.

Në njoftimin e tyre, ata shkruajnë:

“Klubi i Karatesë Mitrovica me dhimbje të thellë njofton se ka ndërruar jetë anëtari i kryesisë së klubit tonë, Jeton Vidishiqi. Ai dha një kontribut të çmuar në zhvillimin e klubit dhe gjithmonë do të mbahet mend për përkushtimin dhe dashurinë ndaj sportit të karatesë. Ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”

Lexo edhe:  Nuk janë dritat e bredhit, por kolona e veturave në Veternik