Ndërron jetë ish togeri i Policisë së Kosovës, Sefedin Dibrani nga Vinarci i Mitrovicës

Më datën 11 tetor 2025, ka ndërruar jetë Sefedin (Bejt) Dibrani, ish toger i Policisë së Kosovës, nga fshati Vinarc i Mitrovicës.

I ndjeri ishte i njohur për përkushtimin dhe angazhimin e tij të palodhshëm në shërbim të sigurisë dhe qytetarëve, shkruan Jepi zë

Gjatë viteve të shërbimit, ai u dallua për ndershmëri, profesionalizëm dhe përgjegjësi, duke lënë pas kujtimin e një njeriu të respektuar dhe të dashur nga të gjithë ata që e njohën.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, pas namazit të ikindisë (ora 15:38), në varrezat e fshatit Gushafc, pranë xhamisë së fshatit.

Lexo edhe:  "Shqetësuese ikja e të rinjve nga vendi – ata nuk po ikin veç për shkak të pagës"