Ndërron jetë gjyqtari kosovar, ishte edhe trajner fitnesi

Pas një sëmundje të rendë ka vdekur në moshë të re gjyqtari i notit, Ervin Halimi.

Pas kësaj ka reaguar Federata e Notit të Kosovës.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të parakohshme të Ervin Halimit, më 29 maj 2025. Ai ishte një sportist i përkushtuar dhe gjyqtar noti me vlera të larta njerëzore e profesionale”, shkruan në njoftimin e kësaj Federate.

Në njoftim thuhet se kontributi i Ervinit në sportin kosovar, sidomos në zhvillimin dhe përfaqësimin e denjë në fushën e notit, do të mbetet i paharruar., raporton IndeksOnline.

“Me përkushtimin, profesionalizmin dhe karakterin e tij, Ervini la gjurmë të pashlyeshme tek të gjithë ata që patën fatin ta njohin. Ngushëllime të sinqerta familjes Halimi, miqve dhe gjithë komunitetit sportiv për këtë humbje të madhe. U prehsh në paqe, Ervin”, thuhet në njotimin e Federatës së Notit të Kosovës.

Lexo edhe:  Prizren: 51-vjeçari denoncohet për dhunë në familje, Policia i gjen armë, granata dore e raketahedhës