Ndërron jetë gazetari i njohur kosovar

Ka vdekur këtë të shtune gazetari i vjetër i “Rilindjes”, shkrimtari dhe intelektuali Beqir Shkreli.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-ambasadori i Kosovës në ShBA, Avni Spahiu, i cili tha se varrimi i Shkrelit do të bëhet në fshatin e lindjes, Treboviç të Pejës në ora 13:00.

“Ngushëllime familjes së ngushtë, motrës sonë Sabries, nipit Bardhit dhe mbesës Bardhës, si dhe familjes së gjerë Shkreli. I përjetshëm kujtimi”, shkroi Spahiu.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Ky është i riu që vdiq në QKUK rreth 2 javë pasi u sulmua në trafik në Fushë Kosovë