Ndërron jetë e reja nga Kaçaniku, Zogza Thaçi

Trishtim i madh ka kapluar Kaçanikun pas lajmit për ndarjen nga jeta të  Zogza Thaçi, vajza e Dr. Mustafa Thaçit dhe Florije Gulës.

Lajmin e dhimbshëm e ka bërë të ditur familja, e cila përmes një mesazhi prekës ka shprehur dhimbjen për humbjen e parakohshme të më të dashurës së tyre.

“Sot humbëm një njeri shumë të dashur të familjes sonë. Dhimbja është e madhe, por dashuria dhe kujtimet do të mbeten gjithmonë me ne. Zoti të pastë në mëshirën e Tij, e mira jonë Zogza”, thuhet në njoftimin e familjes.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër, më 25.02.2026, në orët e pasdites, në varrezat e fshatit Kovaçec.

Lexo edhe:  Goditi qëllimisht me veturë 31-vjeçarin, ky është i dyshuari për tentim vrasjen në Komoran