Ndërron jetë 23-vjeçarja që ra nga kati i katërt në Fushë Kosovë, dyshohet se po pastronte dritaret

Një ngjarje e rëndë kishte ndodhur me 29 maj rreth orës 13:00 në rrugën “Fazli Grajçevci” në Fushë Kosovë, ku një 23-vjeçare pati rënë nga kati i katërt i një ndërtese banimi.

E reja jetë dje pasi nuk ka mundur t’iu përballojë plagëve. Për vdekjen e Adelina Sinanit ka njoftuar bashkëshorti i të ndjerës.

Sinani dyshohet se aksidentalisht kishte rënë nga dritarja e banesës së saj, derisa ishte duke pastruar xhamat.

E reja ishte gjetur e shtrirë në tokë pranë objektit “MureBest” dhe ishte dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po trajtohet për lëndime të rënda trupore

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në Tiranë: Makina e ambasadës ruse bëhet “copa”, vdes shoferi