Ndalohet edhe i dyshuari i pestë për rastin e sulmit ndaj zyrtarit policor në Pejë

Hetimi për rastin e tentim vrasjes në Pejë, incident ky që ndodhi më 29 janar në rrugën “Mikel Marku” – ku viktimë është një zyrtar policor është iniciuar dhe tashmë është kapur edhe i dyshuari i pestë. Zyrtari policor ishte cak i sulmit jashtë detyrës zyrtare kur të dyshuarit i shkuan dhe e sulmuan, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari tjetër që u ndalua është Driton Kurbogaj, i cili vendosi të dorëzohet në Polici gjatë ditës së djeshme.

Kurbogaj dyshohet për përfshirje në këtë incident bashkë me të dyshuarit Veton Kurmehaj, Demokrat Lajqi, Fisnik Lajqi dhe Alton Sallabergolli.

Katër të dyshuarit e tjerë përfunduan në pranga më 5 shkurt dhe rasti ishte konfirmuar për Sinjalin edhe nga Prokuroria Themelore në Pejë.

Lexo edhe:  Ngjarje e rëndë: Vritet roja i Top Chanel me kallash