Ndalohen tre zyrtarë të Postës në Kaçanik, dyshohen për falsifikim të dokumentit zyrtar

Tre zyrtarë të Postës në Kaçanik janë ndaluar për 48 orë, pasi të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘Falsifikim të dokumentit zyrtar’.

Prokuroria Themelore në Ferizaj përmes një komunikate për media ka bërë me dije se ekziston dyshimi i arsyeshëm se të pandehurit gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, nga data 01.12.2022 deri më datën e inspektimit 20.12.2022, në Kaçanik, në cilësinë e personave zyrtar- si postier përgjegjës për shpërndarjen e kartelave të Raiffeisen Bank, duke mos respektuar kriteret dhe rregullat për dhënien e kartelave, kanë nënshkruar në fletëkthesat se kinse konsumatorët kanë pranuar kartelat bankare edhe pse të njëjtat nuk janë shpërndarë, nga të cilat pas verifikimit nga ana e Inspekcionit rezultojnë se janë falsifikuar 28 fletë-kthime prej tyre.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, tre persona të dyshuar me inicialet A. Ç.,K.Z., dhe R.L., zyrtarë të postës – dega në Kaçanik, për shkak të dyshimit të veprës penale “ Falsifikimi i dokumentit zyrtar” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Trupa shtesë të Britanisë po vijnë në Kosovë