“Ndaju prej burrit, rri me mu”/ Ky është burri nga Gjilani që s’e lë rehat ish të dashurën
Ditë më parë u raportuar për një rast të kanosjes dhe ngacmimit ndaj një 22-vjeçareje nga ish i dashuri i saj. I dyshuari për një kohë e ka shqetësuar viktimën duke i kërkuar që të ndahet nga bashkëshorti i saj dhe të bashkohet me të. Ai u shpall në kërkim policor pasi u dërgoi kunetërve të viktimës fotografi të saj.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se i dyshuari është 38-vjeçari, Labinot Matoshi, dhe i njëjti është arrestuar dje në mesditë.
Matoshi dyshohet se e ka kërcënuar me fjalë të rënda 22-vjeçaren përmes mesazheve telefonike, ku i ka kërkuar që të ndahet nga bashkëshorti i saj, ta lë familjen dhe të rikthehet në lidhje me të.
Ndonëse ishte denoncuar më parë për kanosje, ai kishte dërguar fotografi të viktimës në drejtim të kunetërve të saj, me ç’rast njësitë policore u vunë në kërkim të tij.
Pas arrestimit, 34-vjeçari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe ndaj tij kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.
Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që atij t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.