Ndahet nga jeta sekretarja juridike e Gjykatës Themelore në Prishtinë

Sekretarja Juridike e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Dega në Drenas, Elheme Kastrati, është ndarë nga jeta sot.

E ndjera vuante nga një sëmundje qe një kohë, njoftoi sot Gjykata.

Varrimi i saj do të bëhet nesër, në ora 14:00, në varrezat e fshatit Verboc të Drenasit.

Kastrati ka shërbyer në këtë detyrë për 37 vjet, duke kontribuar me përkushtim dhe angazhim të palodhur.

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani Rama dhe Gjyqtari Mbikëqyrës i Degës në Drenas, Shefqet Baleci, u kanë shprehur ngushëllime familjes dhe miqve të së ndjerës.

Lexo edhe:  Policia e Kosovës gjuajti në veturën Audi Q7 që nuk po ndalej në Leposaviq