Ndahet nga jeta punëtori i Komunës së Dragashit

Punëtori i Komunës së Dragashit, inxhinieri nga fshati Zgatar, Sabahat Hasani, është ndarë nga jeta.

Lajmin e kanë bërë të ditur miqtë e familjarët sot herët, në rrjete sociale.

Në njoftim thuhet se varrimi i të ndjerit do të bëhet me namazin e ikindisë në varrezat e fshatit të tij.

Hasani ishte 58-vjeçar dhe akoma s’dihet shkaktari i vdekjes së tij.

Lexo edhe:  Janë në hasmëri që sa kohë, familja terrorizohet nga krisma e armëve në afërsi të shtëpisë